Nis financimi i arsimit privat

09/01/2013 00:00

Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj tha se këtë vit do të nisë zbatimin e
skemës e re të financimit në arsimin e lartë. Kjo skemë është
kundërshtuar fort nga universitetet publike, të cilat e kanë cilësuar si
skemën që do të rrënojë arsimin publik, pasi institucionet private do
të financohen me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

“Skema e financimit ose reforma e financimit të arsimit të lartë është një reformë e domosdoshme. Ne e kemi deklaruar që kjo reformë do të zhvillohet në arsimin e lartë publik fillimisht në fazën e parë”, thotë ministri Tafaj.

Pervec Abetares kete vit do te kete nje njehsim te teksteve te gjuhes shqipe dhe historise me nxenesit e Kosoves.

“Do të fillojmë menjëherë punën për ngritjen e komisioneve të përbashkëta për hartimin e teksteve të Gjuhës Shqipe dhe të historisë së Shqipërisë”, thotë Tafaj.
 
Ne kete analize vjetore Ministri tha se arsimi duhet te fokusohet drejt drejtime profesionale, pasi tregu i punës dëshmon për këto kërkesa.

Top Channel