Kroasanti, me origjinë austriake

05/01/2013 00:00

Kapuçino dhe briosh është një mëngjes tipik për shumë italianë. Sipas
një sondazhi, 3 në 10 italianë konsumojnë në mëngjes pijen e ngrohtë më
popullore të shoqëruar me diçka të ëmbël, nëpër bare. Por italianët kanë
fjalën e tyre për këtë produkt, “cornetto”. Kapuçinoja dhe brioshi
është mëngjesi më i përdorshëm në botë.

Kornetoja është kushëriri i parë i kroasantit francez, që sigurisht e ka një histori prejardhjeje. Emri është vënë pikërisht prej formës si gjysmë hënë. “Kipferl” në gjermanisht do të thotë pikërisht “gjysmë hëne”.

Por origjina është austriake.Sipas legjendave, forma e brioshit lidhet me luftën e Vjenës në vitin 1683. Pas pushtimit të gjatë nga ushtria otomane, veziri Mustafa Pasha tentoi një mundësi të fundit për t’u futur brenda mureve të qytetit. Ndërsa ushtria mundohej të hapte gropa poshtë mureve, të parët që i dëgjuan zhurmat ishin bukëpjekësit, të cilët dhanë alarmin.

Kur koalicioni kristian mundi turqit, Gjoni III i Polonise, sipas legjendave, u kërkoi bukëpjekësve të realizonin një ëmbëlsirë për të festuar fitoren. Furrtari vjenez Peter Wendler u frymëzua nga flamuri turk, me një gjysmë hënë, dhe krijoi “kipferl”, që në atë kohë mori kuptimin “të hash armikun”.

Historia moderne shpjegon se përse nga produkt tipik austriak, kroasanti u bë simbol i Francës.Në vitet 1838-1839, një ushtar i artilerisë austriake hapi në Paris një pastiçeri vjeneze. Dhe prej këtej “kipferl” u shndërrua në kroasant.

Por receta varion nga kombi në komb. Gjithsesi baza mbetet, miell, gjalpë, vezë, ujë dhe sheqer. Bosh apo i mbushur, me marmelatë, çokollatë, krem apo mjaltë, në disa versione edhe i kripur, brioshi mbetet një prej produkteve më të shijshme në botë.

Top Channel