Një tentativë grabitjeje nën kërcënimin e armëve nga persona të maskuar
ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Burrel.

Sipas të dhënave të policisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, persona të maskuar dhe të armatosur i kanë në dalë në pritë me qëllim grabitjen furgonit të pasagjerëve me targa MT 3389A, i cili udhëtonte në aksin Burrel- Milot, në afërsi të fshatit Bushkash.

Drejtuesi i furgonit, i cili ishte vetëm në makinë, nuk ka ndaluar dhe ka shtuar shpejtësinë, por është ndeshur me breshërinë e plumbave që u derdhën mbi të, fatmirësisht pa e lënduar.

Polica ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë dhe për të identifikuar autorët, ndërkohë që ky nuk është rasti i parë në këtë zonë, kur persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve, tentojnë grabitjen e mjeteve të udhëtarëve.

Top Channel