Ndryshon Matura Shtetërore

04/01/2013 00:00

Mijëra të rinj që do t’i nënshtrohen këtë vit Maturës Shtetërore do të
japin vetëm dy provime me zgjedhje, nga tre që ishin një vit më parë.

Zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata shpjegon se maturantët nuk mund të zgjedhin si provime dy gjuhë të huaja të para.

“Në këtë vit është standartizuar. Çdo maturant ose kandidat për maturant do të zgjedhë dy lëndë ne provimin me zgjedhje.Nuk mund të marrësh tek menuja e lëndëve me zgjedhje gjuhë e huaj, s’mund të marrësh atë që quhet gjuhë e huaj e parë dhe gjuhë e huaj e dytë. Do të thotë nëqoftëse do të zgjedhësh një gjuhë të huaj që është e parë dhe një gjuhë e huaj që është e dytë që zhvillohet në shkollë. Pra nuk mund të marrësh dy gjuhë të huaja të para dhe dy të nivelit të dytë”, sqaroi Shamata.

Kete vit, pervec formularit A1, ne menyre elektronike do te plotesohet edhe formulari A3.

“E dyta e rëndësishme është që ne do të fillojmë këtë vit të plotësojmë në mënyrë elektronike formularin A1. Formulari A1 ka të bëjë me zgjedhjen e lëndëve në provimin me zgjedhje”, tha Shamata.

Ndryshimet ne Maturen Shtetërore pritet te sjellin përmirësimin e nivelit të të rinjve që do të ndjekin arsimin e lartë.

Top Channel