Konflikti për pronën, 12 familje rrezikojnë të mbeten në qiell të hapur

04/01/2013 00:00

12 familje që deri më tani banonin në ish çerdhen nr.36, tek ish-Fusha e
Zezë rrezikojnë të mbeten pa një strehë ku të fusin kokën, pasi një
vendim i zyrës së përmbarimit do t’i nxjerrë ata në qiell të hapur.

Që në orët e para të ditës së sotme këto familje kanë dalë për të protestuar ndaj këtij vendimi, duke pretenduar se ata janë tashmë pronarë të godinës ish-shtetërore dhe janë në proces legalizimi. Sipas banorëve, personat që pretendojnë të jenë pronarë të vërtetë të tokës, ku janë strehuar prej vitesh 12 familje, kanë falsifikuar dokumentet për të përftuar në mënyrë të padrejtë pronën që nuk u takon.

Këto familje banojnë prej 2 dekadash në këtë godinë që ndodhet tek 21 Dhjetori dhe urdhër- ekzekutimi i firmosur nga Gjykata e Tiranës i nxjerr ata praktikisht në rrugë, pasi nuk kanë asnjë mundësi tjetër për t’u strehuar, duke qenë se nuk mund të përfitojnë as kredi të butë si t‰ pastrehë.

Ndërkohë, Zyra e Avokati të Popullit ka reaguar lidhur me situatën në të cilën ndodhen familjet e strehuara në këtë godinë, duke theksuar se ka nisur hetimet lidhur me aktin normativ për kthimin e pronës ish-pronarëve, i cili sipas kësaj zyre është antikushtetues.

Gazeta “Shqip”

Top Channel