Njerëz të lënduar, helmuar apo alkoolizuar në urgjenca

02/01/2013 00:00

Pije alkoolike pa limit, muzikë dhe qëndrim i gjatë deri në orët e para
të mëngjesit. Kjo ka qene atmosfera e festave ne kete fundvit per shume
te rinj, nje pjese e te cileve iu eshte dashur te marrin edhe ndihmen e
shpejte si pasoje e helmimeve.

Gjate ketyre 48 oreve iu eshte dhene ndihma e shpejte 10 personave te intoksifikuar nga pijet alkoolike dhe ushqimi.

Nga te dhenat zyrtare mesohet se disa persona jane shoqeruar nga policia ne spital pasi kane qene te dehur, te aksidentuar lehte apo dhe te plagosur.Rreth 18 persona janë shoqëruar për ndihmë më të specializuar në QSUT dhe 17 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në ambjentet e urgjencës.

Drejtoresha e ASHR-së, Liliana Ramasaço tha se Sherbimi i Urgjences dhe ai paresor kane punuar pa nderprerje duke i dhene te gjithe ndihmen e kerkuar pacienteve te paraqitur.

Top Channel