Tirana pas festës, dyqane e lokale të mbyllura

01/01/2013 00:00

Tirana është zgjuar me ritme të ngadalta mëngjesin e një janarit. Pas
festimeve të ndërrimit të viteve, rrugët e kryeqytetit deri në mesditë
kanë qenë thuajse bosh, pa trafik dhe me kalimtarë të paktë.

Dyqanet dhe nje pjese e mire e kafeneve ishin të mbyllura. Sheshi ‘Skenderbej’, i cili nje nate me pare u mbush nga publiku qe ndoqi koncertin e organizuar nga Bashkia, eshte pastruar dhe ne kete te dite te pare te 2013-s.

Pergjithesisht e qete Tirana e pasfestave deri rreth ores 13.00. Megjithese nuk munguan neper lagje edhe zhurmat e plasjes se kapsollave, te cilat megjithe thirrjet e insititucioneve per perdorim te moderuar te lendeve piroteknike, pasi u hodhen ne mase nga shqiptaret naten e nderrimit te viteve, kane vazhduar vende vende edhe gjate paradites se nje janarit.

Top Channel