Fëmijët e parë të 2013-s

01/01/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha e nisi vitin e ri me ritin tradicional te
vizites ne maternitetin ‘Nena Geraldine’, ku femija e pare per 2013-n
eshte nje djale.

Roi, nje djale i shendetshem, 3 kilograme e 250 gramë, i cili lindi ne te gdhire te dates 1 janar, eshte femija i pare i nje çifti te ri, qe, siçc tha kryeministri Berisha, e nisen vitin me nje kryeveper. Ndersa ne maternitetin “Koço Gliozheni” femija i pare i lindur ne 2013 ishte nje vajze me emrin Fjona.

Kryeministri, me bashkeshorten Liri Berisha, duke ndare me prinderit e rinj gezimin e kesaj lindjeje te mbare, kishin menduar per Roin e sapolindur nje dhurate te veçante, qe lidhet me pervjetorin e 100-te te Pavaresise se Shqiperise.    

“Dhurata ime modeste per Roin ishte nje monedhe argjendi, ku eshte e shkruar Deklarata e Pavaresise dhe jane firmat e eterve te Pavaresise. Qellimi ishte qe Roi ne 200-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise t’ua tregoje te gjithe miqve dhe te marre nje te tille per shekullin qe vjen”, u shpreh Berisha.

Duke falenderuar te gjithe punonjesit e shtetit, qe e kaluan naten e Vitit te Ri ne sherbim te qytetareve dhe pasi beri nje pershendetje te veçante per ushtaret shqiptare qe sherbejne ne Afganistan, Kryeministri Berisha uroi shqiptaret per nje vit te mbare, gjate te cilit secili prej tyre te jape kontributin e vet per ate qe e cilesoi si projektin e shekullit, bashkimin me njeri-tjetrin, bashkimin me Europen. Dhe ne kete proces, sipas kryeministrit Berisha, vendimi kryesor qe do te marrin shqiptaret kete vit lidhet me zgjedhjet e Qershorit.

“Shqiptaret do te mund te realizojne qellimet e tyre vetem ne kuadrin e intergrimit te tyre ne familjen europiane. Ndaj, le te jete viti 2013 viti ne te cilin ne te firmosim per horizontin e ri qe duhet te arrijme me 23 qershor natyrisht duke shkermoqur me voten e lire murin e bllokimit si nje atavizem te nje kohe qe nuk do te kthehet kurre me. Kete vit, me zgjedhje te lira e te ndershme shqiptaret do te mund te tregojne se jane zoter te fatit te tyre, te bashkuar me njeri-tjetrin, te bashkuar me Europen”, tha Berisha.

Top Channel