PS: “Bregu i lumit”, si geto

29/12/2012 00:50

Partia Socialiste denoncoi mungesën e ujit, energjisë, transportit urban, apo edhe shkollës te “bregu i lumit”, në fundin e rrugës Jordan Misja.

Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi tha se tre kolegët e tij të PD-së, që morën votat, vetëm i premtuan dhe më pas i kthyen shpinën banorëve.

Ai denoncoi jo vetëm qeverinë qendrore, që e ka harruar këtë komunitet, por edhe autoritetet lokale.

“Me shumë të drejtë këta njerëz duan të dinë, po autobuzin pse e hoqën… Mos harrojmë, jëmi vëtëm 5-10 minuta larg qendrës së Tiranës dhe ky komunitet është i privuar nga shumë të drejta të tij. Njerëzit duan shpjegime, të kuptojnë se çfarë po ndodh, çfarë synon të bëjë bashkia dhe qeveria së bashku me këtë zonë të Tiranës. Asnjë përgjigje dhe injorim e izolim, kjo ka qenë deri më tani përgjigja e qeverisë”, tha Shalsi.

Sipas Partisë Socialiste, kësaj lagjeje i janë hequr edhe ato pak shërbime që ka patur, duke e braktisur përfundimisht.

Top Channel