Vizita e parë zyrtare e presidentit Bujar Nishani në Itali u zhvillua në një atmosferë të ngrohte miqësie dhe vlerësimi reciprok.

Presidenti italian, Giorgio Napolitano, i cili priti homologun e tij shqiptar ne pallatin presidencial diten e premte, vlerësoi edhe nje here marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet qeverive e institucioneve të tjera, duke çmuar lart edhe punën që diplomacitë e dy vendeve bëjnë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sipas tij, “Italia është e interesuar që Shqipëria të ndikojë pozitivisht edhe në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Kreu i shtetit shqiptar, i cili shoqerohej nga bashkeshortja dhe nje grup anetaresh te kabinetit te tij, falenderoi edhe per mbështetjen e vazhdueshme që Italia ka treguar ne procesin e afrimit te Shqiperise në Bashkimin Europian.

Presidenti Nishani, duke vleresuar shume bashkëpunimin e shumëanshëm që ekziston ndërmjet dy vendeve në fushën ekonomike, kulturore e bashkëpunimin ndërmjet policive, ftoi sipërmarrësit italianë të investojnë në fushën e energjetikës, turizmit apo bujqësisë ne Shqiperi.

Dy presidentet vizituan se bashku ekspozitën “Thesaret e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”, e hapur ne nentor, ne kuadrin e 100-vjetorit te Pavaresise, ne kompleksin “Vittoriano”.

Perpara se te ndaheshin, presidenti Nishani ftoi homologun e tij italian per nje vizite ne Shqiperi.

Top Channel