Topalli: Pse nuk votova Prokurorin

28/12/2012 11:40

Bashkëbisedimi me gazetarët i kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli
ishte këtë fundvit një ndër më interesantët, pasi zonja Topalli foli për
herë të parë për mosvotimin ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik
Llalla.

Jozefina Topalli ishte e vetmja nga mazhoranca që preferoi të mos votonte për ish-drejtuesin e institucionit qe ka certifikuar pasurite e deklaruara te te gjithe politikanëve, zyrtarëve të lartë, gjyqtarëve apo prokurorëve. Megjithese me qëndrimin e saj u duk se mbajti sërish rezerva Jozefina Topalli shpjegoi mjaftueshëm përse nuk ngriti kartonin pro Adriatik Llallës.

“Jam e sigurte se prokuroria e lexon mire qendrimin tim. Mbi te gjitha ai eshte nje qendrim per t’i thene dhe per te kerkuar fort qe te bejne nje beteje pa kompromis kunder korrupsionit, te mos perdoren politikisht, te mos kthehen ne instrumenta politike, te mos kene frike te hapin te gjitha dosjet, te mbyllin kapitullin e pazarit te shitblerjeve te dosjeve. Eshte beteje e veshtire, eshte beteje e rendesishme, qe kerkon burra, qe kerkon shtylle kurrizore”, tha Topalli.
 
Duke cuar me tej arsyetimin e saj per rolin e pazevendesueshem te Prokurorirsë në luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, Jozefina Topalli la te kuptoje se eshte ne pritje te provave qe duhet te jape Prokurori i ri i Përgjithshem, Adriatik Llalla per emrin e te cilit nuk pati verejtje nga asnje force politike, perfshire ehe opoziten.

“Provojeni veten si qytetare te thjeshte, qe shkojne e u shesin dhe blejne dojet apo i kthejne ato ne tendera. Eshte ftese, eshte thirrje, eshte kerkese, beteje kunder korrupsionit. Eshte detyre e tyre, beteje kunder krimit, eshte detyre e tyre. Kane marre voten e te gjitheve. Ta kthejne ne vepra. Eshte ftese, eshte thirrje, eshte kerkese. Dhe ky eshte qendirmi im. Ata e lexojne mire dhe e dine cfare dua te them”, tha Topalli.
 
Gjate konferences se fundviti me gazetaret, ku renditi vemdimet dhe veprimtarite me te rendesishme te parlamentit, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nuk anashkaloi mungesen e votes te opozites per tre ligjet e integrimit. Duke vene ne dukje se partia socialiste ka votuar shume ligje me shumice te cilesuar, por dhe pothuajse 2/3 e ligjeve me shumice te thjeshte, kur vota e deputeteve te opozites nuk ishte e nevojshme, Jozefina Topalli beri pergjgjes te vetem edi ramen per mosmarrjen e statusit dhe kerkoi me shume kurajo nga koleget opozitare.

Zonja Topalli tha se tre ligjet e integrimit nuk do te hiqen nga axhenda e parlamentit derisa ata te votohen dhe duke mbajtur te njejtin qendrim si Kryeministri Berisha, Jozefina Topalli shprehu bindjen se pergjigjen me te mire per rrezimin e murit te bllokimit te integrimit europian do ta japin shqiptaret ne zgjedhjet e 23 qershorit.

Top Channel