Akuza Planit Rregullues të Tiranës

28/12/2012 00:00

Plani Urbanistik i Tiranës është kundërshtuar nga shoqeria civile si
kriminal. Përfaqësues të saj thanë se do të kërkojnë që oponenca e tij
të bëhet nga auditues të huaj.

Ata besojne se asnje institucion nderkombetar nuk do te jape miratimin per nje Plan qe dyfishon numrin e popullsise se banoreve ne kryeqytet, zhduk zonat e gjelberuara dhe zhduk ate pak trashegimi kulturore qe i ka mbetur Tiranes pasi Plani i parasheh si zona ndertimi pallatesh te gjitha lagjet karakteristike te kryeqytetit.

“Ky Plan, përveçse kriminal është shumë vështirë që t’i gjesh një fjalë tjetër. Intensitetet e ndërtimit shkojnë deri në 6 herë intensitete, të cilat janë në qytetet mesatare të Europës për nga rritja. Fëmijët do të detyrohen dhe transferohen për të bërë ato orët e tyre të pushimit nëpër tarracat e pallateve, sepse Plani i ndikon që janë tarracat e pallateve ato që do të lulëzohen meqënese parqet do të zhduken, ose transferohen në Dajt apo në Paskuqan, në hapësira të cilat ndodhen me dhjetëra kilometra larg qytetit. Do të kërkojmë një oponencë ndërkombëtare nga institucione të specializuara ndërkombëtare sepse në Shqipëri institucionet janë shkatërruar, por Qeveria mjafton të gjejë një institucion të besueshëm ndërkombëtar, i cili do të bëjë oponencën e këtij plani. Besoj që do të venë duart në kokë edhe të huajt kur të marrin vesh se çfarë kemi rezervuar për publikun kryeqytetas”, tha arkitekti Artan Shkreli.

Sot Tirana konsiderohet nje qytet i mbipopulluar me nje dendesi prej 4 mije banore per kilometra katror.

“Parashikohet me këtë plan që të shkojë rreth 25 mijë banorë për kilometër katrorë që është numër një në botë.Të ngjeshësh Tiranën më tej është vërtetë kriminale, prandaj ne mendojmë se Këshilli Kombëtar i Territorit do ta marrë në konsideratë edhe këtë reagim qytetar dhe do të anulojë çdo miratim të këtij plani, i cili duhet të rikthehet dhe të diskutohet mes ekspertëve, e para, por pa dyshim edhe me publikun, gjë që ka munguar”, thotë ambientalisti Lavdosh Ferrunaj.

Plani Rregullues i Tiranës u miratua ne fillim te javes nga Keshilli bashkiak i kryeqytetit pas nje debati te ashper mes anetareve. Opozita e kundeshtoi si shkelje flagrante te ligjit pasi nuk u zhvilluan degjesa publike me eksperte dhe qytetaret u mbajten jashte aksesit ne shqyrtimin e tij.Plani pritet te kaloje per shqyrtim dhe miratim ne Keshillin e rregullimit te territorit.

Top Channel