Këtë vit u dogjën 4750 hektarë pyje

27/12/2012 00:00

Mijëra hektarë pyje janë prerë dhe djegur gjatë këtij viti, duke i shkaktuar vendit nje dem prej miliona lekesh.

Inspektoriati i Mjedisit ka vendosur gjoba me një vlere prej 82 milionë lekësh dhe ka ngritur padi penale per te pakten 112 persona.

“Gjatë vitit 2012 janë konstatuar 582 raste zjarresh në pyje që e kanë djegur sipërfaqen prej 4756 hektarë dhe 57 raste zjarresh në kullota ku kanë djegur 1487 hektarë. Por 103 raste të klasifikuara si të qëllimshme janë bërë kallëzime penale në organin e Prokurorisë”, thotë Alfred Deshati, drejtor i Kontrollit të Mjedisit.

Gjati vitit te ardhshem pritet qe me fondet e buxhetit te shtetit te kryhet pyllezimi i rreth 4 mije ha. Mesohet se me fondet e bankes boterore ka nisur pyllezimi i nje siperfaqeje prej 400 hektaresh si dhe nderrimi i nje finanishteje ne zonen e Cerrikut.

Top Channel