Deputetët socialistë, ndihma për festat

27/12/2012 18:50

Kryetari PS të Tiranës Saimir Tahiri i shoqëruar nga një grup deputetësh socialistë, janë takuar  me anëtarët e shoqatës së para dhe tetraplegjikëve, të cilave u kanë shpërndarë një sasi ndihmash ushqimore me rastin e festave të fundvitit.

Kryetari i degës së Tiranës të Shoqatës së Paraplegjikëve, Ali Plaka duke falënderuar për ndihmën e dhënë, e ka vënë theksin në faktin skandaloz se paraplegjikët nuk kanë marrë akoma lekët që u takojnë.

Kryetari i PS-së së Tiranës, Sajmir Tahiri i ka garantuar  tetraplegjikët për mbështetjen që do të kenë nga kjo forcë politike si sot në opozitë edhe nesër në qeverisje.

Të rinjtë socialistë kanë ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave të cilat konsistonin kryesisht në mallra ushqimore të shportës bazë si dhe pije freskuese.

Shpërndarja u bë në bazë të listave të shoqatës së paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve dhe prej tyre përfituan 200 anëtarë të kësaj shoqate.

Top Channel