Dekorohen kontribuesit e historisë

27/12/2012 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u ka dhënë dekoratën e mirënjohjes një sërë studiuesish, historianësh dhe botuesish të cilët me punën e tyre kërkimore, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë nxorën nga arkivat dhe i dhuruan publikut fakte, dokumete e dëshmi që e pasuruan historinë e Shqipërisë në këtë 100 vjetor.

“Opinioni publik vlerëson kontributin tuaj dhe unë ju akordoj Dekoratën e Mirënjohjes si një shenjë falenderimi, vlerësimi dhe inkurajimi për ato që keni bërë dhe që do të ofroni në të ardhmen”, u shpreh Nishani.

Studiuesit dhe botuesit Ndriçim Kulla e Xhevahir Lleshi, historianë si Mojkom Zeqo, Romeo Gurakuqi, publicisti Artan Lame, Ilir Ikonomi, Blendi Fevziu ishin ndër ata që morën vlerësimin e kreut të shtetit për sjelljen e dëshmive në shërbim të historisë së vendit këtë 100-vjetor.

Top Channel