“Shiu i Halloween”, Rama poston foto nga protesta poshtë zyrës së tij, s’i kursen ironitë: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm Pas rritjes ekonomike, që sipas kreut të Qeverisë Sali Berisha na rendit
të dytët në Europe pas Gjermanisë, kreu i ekzekutivit foli për një
tjeter rekord të Shqipërisë në këtë drejtim.
Duke iu referuar një studimi të ‘Boston Grup’ për Vlerësimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik, Berisha tha në sallën e Parlamentit se renditemi në vendin e katërt në Botë në një tregues që lidhet me mirëqenien, ku përpara kemi vetëm Brazilin, Zelandën e Re dhe Poloninë.
“Shqipëria renditet e katërta në Botë për shtimin e rritjes ekonomike në mirëqenie për qytetarët e saj, sepse Shqipëria në një hark kohor të shkurtër ka investuar në rrugët, rrugicat e qyteteve dhe fshatrave të vendit, duke asfaltuar 10 mijë kilometra rrugë dhe më shumë”, tha Berisha.
“Çfarë reformash keni bërë? CEZ-in po e përzë apo po të ikën, ARMO, një grabitje kombëtare, Albpetroli, një mashtrim klasik deri tani që i ke bërë opinionit publik. Ku janë reformat e tua? Ku është suksesi yt”, tha kryetari i grupit socialist Gramoz Ruçi. Ai i kerkoi Kryeministrit t’i referohet raportit te “Transparenci International”, ku Shqiperia rezultoi me e korruptuara ne rajon.
“Mbajeni ju statistikën e faqezinjve të korruptuar, por statistika e vërtetë e 51 treguesve të zhvillimit të këtij vendi tregon se Shqipëria është ngjitur në ato lartësi që nuk kanë qenë kurrë”, tha Berisha.
Ne seancen e fundit parlamentare per kete sesion, Berisha e Ruci debatuan edhe deshtimin me statusin e vendit kandidat. Kryeministri akuzoi kreun e opozites per bllokimin e tre ligjeve dhe tha se nderkombetareve Edi Rama iu ka raportuar se ia ka kerkuar Gramoz Ruci te mos votohen ligjet, si deputet i qarkut te Fierit. Por ky i fundit e cilesoi diversion dhe tha se vendi nuk e morri statusin kandidat per ne BE edhe per shkak te marredhenies qe Kryeministri ka me ligjin dhe moszbatimin e tij.
Top Channel