Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duket se ka hyrë tashmë në ngërç institucional.

Në ditet e mbetura të 2012-s, kur duhet të ishin realizuar disa vendimarrje të rëndësishme për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, institucioni më i lartë zgjedhor nuk ka përfunduar asnjë.

Tenderat për teknologjinë në zgjedhje dhe shpërndarja e mandatave të deputetëve, të dyja me afat ligjor nga kodi zgjedhor kanë mbetur të bllokuara ne KQZ.

Ky ka qenë shkaku që anëtaret e opozitës në këtë institucion kanë kërkuar mbajtjen e një mbledhjeje për informim, por kjo kërkesë është refuzuar. Anëtarët e opozitës që kanë qenë të pranishëm në orën e kërkuar për mbledhje, thanë për mediat se ky është rast i paprecedent.

“Ne kërkuam dje mbledhjen e radhës të KQZ-së, paçka se informalisht i kishim shtyrë disa herë kolegët që të ndikonin tek kryetarja për thirrjen e zgjedhjeve. Neni 22 i Kodit Zgjedhor thotë se mbledhja mund të thirret nga kryetarja ose dy anëtarë dhe kjo nuk hidhet në votë. Ky është një rast i paprecedent i KQZ-së”, deklaroi Denar Biba, nënkryetari i KQZ-së.

Administrata e KQZ–se ne njoftimin e shperndare per mediat thote se rregullorja e ketij institucioni nuk e detyron thirrjen e mbledhjes kur kerkohet nga dy anetare.  

“Sfidoj çdo anëtar, seketrar apo juristë, të cilësojnë një nen që të thotë se mbledhja që kërkojmë është e paligjshme”, shtoi Biba.

Nenkryetari i KQZ sqaroi se rregullorja qe i referohet KQZ, eshte shfuqizuar me hyrjen ne fuqi te Kodit te ri Zgjedhor.

Opozita tha vonesat e pajustifikuara per tenderat e teknoligjise dhe verifikimi i levizjes se popullsise mbi bazen e se ciles do te behet ndarja e mandatave, jane nje ogur i keq per zgjedhjet e ardhshme.

“Do të qëndrojmë për të bërë sa më të mundur që vota e shqiptarëve të jetë e lirë dhe e paprekur”, theksoi Biba.

Top Channel