Berisha, në Shtëpinë e të Moshuarve

27/12/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha me bashkëshorten e tij, Liri Berisha janë
rikthyer pas disa vitesh në Qendrën e Kujdesit për të Moshuarit në
Tiranë për t’u uruar atyre një Vit të Ri sa më të qetë dhe të mbarë.

E veçanta e këtij viti, sipas Kryeministrit Berisha eshte realizimi i premtimit te dhene gjate takimit te fundit per te permiresuar kushtet e jetes se te moshuarve ne kete shtepi te perbashket te tyre. Me nje investim prej 50 milione lekesh, Qendra e Kujdesit per te Moshuarit ka rritur cilesine e kujdesit per ta, por ka rritur kapacitetet, duke futur edhe sherbimin ditor per moshen e trete.

“Kur kam ardhur për herë të parë këtu, gjeta se 80 përqind të pensionit ju e depozitonit në shtëpinë ku rrini, për ushqim. Këtë raport ne e kemi ndryshuar në mënyrë rrënjësore.Ne kemi rritur mbështetjen e gjithanshme për moshën e tretë. Ju uroj gëzuar Vitin e Ri! Uroj të gjithë të moshuarit e Shqipërisë kudo që janë. Ju siguroj se për ne, shtëpitë e të moshuarve, përmirësimi i tyre, përmirësimi i cilësisë së shërbimit do të jetë gjithnjë një përparësi madhore. E rëndësishme është që të sjellim në këto shërbime atë ngrohtësi, njerëzi e dashuri që kemi në familjet tona”, tha Berisha.
 
Qendra e Kujdesit per te Moshuarit ne Tirane prej disa vitesh mbeshtetet edhe nga nje kompani japoneze, por Kryeministri gjeti rastin t’u beje thirrje bizneseve shqiptare qe ne nje akt solidariteti te ndihmojne sipas mundesive Shtepite e Kujdesit per te Moshuarit, femijet apo grate me probleme te dhunes ne familje. Kryeministri Berisha u shpreh se pervec ndihmes se shtetit, ky gjest bujarie do t’u tregonte ketyre shtresave ne nevoje mbeshtetjen direkte nga qytetaret.

Top Channel