Vasili: Nuk ka rritje abuzive të çmimeve

25/12/2012 00:00

Numri dy i Bashkisë së Tiranës, Petrit Vasili ka konfirmuar se në
tregjet e kryeqytetit nuk ka rritje abuzive të çmimeve për rastin e
festave të fundvitit.

“Sot janë riverifikuar dy raste të shkëputura, me një luhatje të lehtë çmimi, e cila është rikthyer në normalitet. I gjithë mekanizmi në tërësinë e tij, në të gjithë trupat tona të inspektimit është në vëmendjen maksimale dhe me të gjithë seriozitetin e ashpërsinë e duhur, që fenomeni i shëmtuar i spekulimit me çmimet të mos ndodhë për asnjë arsye dhe kushdo që do të guxonte ta bënte një veprim të tillë, kishte një përballje shumë të fortë me përfaqësuesit tanë të ligjit”, u shpreh Vasili.

Ai ka premtuar se në rast se do verifikohen abuzime, do të vihet në funksionim tregu alternativ.

Top Channel