Abuzimi me alkoolin, ushqimi apo rreziku nga fishekzjarret do të jenë arsyet që shërbimi mjekësor në urgjencat e kryeqytetit do të funksionojë për 24 orë edhe në ditët e festave.

Drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Liljana Rasmaçia deklaroi për mediat se këto rreziqe tashmë janë një problematikë e njohur përgjatë ditëve festive të fundvitit, ndaj mjekët do të jenë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në rast nevoje.

“Në gatishmëri të plotë do të jetë shërbimi i urgjencës mjekësore në Tiranë duke iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve në të gjitha rastet e nevojës. Po kështu në gatishmëri do të jenë të gjitha qendrat shëndetësore përgjatë gjithë ditëve të festave dhe janë porositur, në veçanti mjekët që të marrin masat për të mos munguar medikamentet e urgjencës. Shërbimi i epidemologjisë është porositur të bashkëpunojë me sektorin e higjienës publike dhe sektorë të tjerë shërbimit të higjenës”, tha zonja Rasmaçiu.

Gjatë këtyre ditëve specialistët e shërbimit të higjienës ushqimore, janë në terren për të vëzhguar kushtet higjeno-sanitare të bareve dhe restoranteve që do tëp resin mijëra vetë në natën e ndërrimit të viteve.

Top Channel