
Një tjetër dramë çmendurie trondit Shtetet e Bashkuara, ku një person i
armatosur me pushkë gjysëmautomatike hapi zjarr në një qendër tregtare
të Portlandit në Oregon, duke vrarë dy vetë e duke plagosur disa të
tjerë.
Pas ngjarjes se rende agresori qe mbante veshur nje jelek antiplumb e kishte vene nje maske ne fytyre, e ka kthyer armen nga vetja.Per te ndihmuar viktimat e gjestit te tij ekstrem, ne vendngjarje mberriten me urgjence mbi 100 police.
Ne momentin qe degjuan te shtenat, bleresit u perfshine nga paniku. Nje pjese e tyre vrapuan te dilnin nga ndertesa, te tjere u perpoqen te fshiheshin ne dhomat e pasme te dyqaneve.
Deshmitare ne vendgjarje rrefyen se kane degjuar gati 60 krisma. Mes klienteve qe paten vershuan ne qendren tregtare per blerjet e fundvitit, kishte dhe shume femije.Agresori nuk eshte identifikuar ende. Nga te dhenat e para, rezulton qe burri te kete thirrur vetem nje here: une jam ai qe qellon, e me pas ka hapur zjarr. Episodi i rende vjen ne nje kohe kur amerikanet e kane akoma te fresket ne kujtese tragjedine e Kolorados, ku i riu James Holmes hyri ne kinema gjate premieres se Batmanit, e qelloi mbi njerezit e mbledhur aty duke vrare 12 persona.
Top Channel