Atentati me një viktimë në Laç, policia shoqëron disa persona: Mund të kenë dijeni për ngjarjen
Shënohet viktima e dytë e të ftohtit në qarkun e Elbasanit. Mëngjesin e
të mërkurës një 38-vjeçar nga Gramshi ka humbur jetën nga një atak
kardiak, i cili dyshohet ti jetë shkaktuar nga temperaturat e ulëta.
Sipas burimeve zyrtare, Orgest Daja, nga Gramshi është gjetur pa ndjenja në akull, pranë shtëpisë së tij. Ai është dërguar menjëherë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ka ndërruar jetë pak minuta më vonë. Sipas mjekëve Daja ka gjetur vdekjen si pasojë e një infarkti në zemër.
Dy ditë më parë 68-vjeçari Rauf Pepa u gjet pa ndjenja, i shtrirë në trotuar në lagjen “11 Nëntori” të Elbasanit. Burri ndërroi jetë në spital dhe mjekët konstatuan se ai ka gjetur vdekjen si pasojë e një ataku kardiak.
Top Channel