Numri i të prekurve nga tumoret në qytetin e Elbasanit rritet çdo vit me
5 për qind. Ka qene ky konstatimi i frikshem që është bërë publik gjatë
konferencës shkencore “Shkëmbimi dhe Demonstrimi i Praktikave të mira
në kirurgji”, ku u diskutua gjatë mbi këtë sëmundje.

Mjekë shqiptare, franceze dhe te ftuar nga Kosova diskutuan mbi shkaqet e kesaj semundjeje te rende, e cila nese diagnostikohet ne kohe mund te parandalohet ne masen 30%.  

Konferenca e cila u organizuar nga Qendra Spitalore Xhafer Kongoli ne Elbasan dhe Aleanca Franceze, u pershendet nga ambasadorja franceze ne vendin tone Kristine Moro. Nje nga faktoret kryesore qe ka ndikuar ne rritjen e numrit te te prekurve nga kanceri ne qytetin e Elbasanit eshte nivli i larte i ndotjes.

Nisur nga kjo kryetari i Bashkise Qazim Sejdini e konsideroi urgjente nderhyrjen per zgjidhjen e situates dhe uljen e nivelit te ndotjes. Por sipas Sejdinit, edhe pse ka derguar projekte konkrete prane pushtetit qendror, se fundmi ka marre nje pergjigje negative. Drejtori i politikave Shendetesore ne MSH, Pellumb Pipero beri thirrje per bashkerendim te forcave per parandalimin, diagnostikimin ne kohe dhe mjekimin e specializuar te cdo rasti me kancer. Ne fund konferenca vleresoi me Çertifikatën e Mirënjohjes Aleancën Franceze në Elbasan, si dhe Doktorin francez Alain Picard.
 

Top Channel