“Ols Dado nuk e ka bërë magjistraturën, këtë e dinë të gjithë”/ Zbardhet dëshmia e Veliajt në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri Dëshmia e një eksperti të Mjekësisë Ligjore, sipas të cilit viktima e 21
janarit Ziver Veizi mund të jetë vrarë nga një plumb rikoshet pasi në
trupin e viktimës janë gjetur ashkla mikroskopike druri, ka bërë që
prokurori i çështjes të kërkojë një tjetër akt-ekspertimi nga Policia
Shkencore.
Me tonë të ashpra njëri nga prokurori Blerim Tominaj ka kundërshtuar ekspertizën e ekspertit të Mjekësisë Ligjore, Ndoc Çardaku, sipas te cilit plumbi ka dalë nga arma e Agim Llupos ka hasur në pemë fillimisht e pastaj ka qëlluar viktimën.
“Në mënyrë abuzive eksperti në fjalë përcaktoi se copat janë marrë nga predha, transportuar mbi të tamam si në përrallat e ‘1001 netëve’ dhe me një shpejtësi më e madhe se zërit, pasi ka rezistuar temperaturave mbi 1 mijë gradë celsius ka depërtuar xhupin,trikon për të mbetur përfundimisht në fibrat e këmishës dhe për t’u zbuluar pikërisht aty nga eksperti në fjalë”, tha Tominaj.
Gjykata vendosi ta pranoje kerkesen e Prokurorise per riekspertim per rastin Veizi per t’i dhene pergjigje pyetjes nese eshte e mundur qe plumbi te udhetoje bashke me ashklat mikroskopike qe ka marre ne rast se vertet ga goditur nje peme para se te qelloje trupin e viktimes.
Ne daten 17 dhjetor perpara gjykates do te vijne per kete çeshtje dy eksperte te thirrur nga mbrojtja dhe dy nga organi i hetimit dhe do te jete gjykata qe do te vendose se kush do te jene njerezit qe do t’i japin pergjigje kesaj çështjeje që hapi polemika nga eksperti kriminalist i thirrur nga avokatet e te pandehurve.
Top Channel