Me uljen e temperaturave nën zero gradë është rritur numri i personave
të prekur nga virozat respiratore. Në Institutin e Shëndetit Publik janë
raportuar vetëm këtë javë rreth 12 500 raste, ndërkohë që ende nuk
është izoluar asnjë rast me grip.

“Ne kemi hyrë në stinën e ftohtë dhe duket një trend në rritje, rreth 12.500 raste në javë. Ndoshta edhe ulja e temperaturave ka ndikuar në rritjen e këtyre infeksioneve respiratore. Eshtë i njëjti trend i stabilizuar, siç ka qenë një vit më parë. Mostrat që janë marrë të ekzaminuara nga laboratori nuk kanë treguar ndonjë rast gripi”, u shpreh specialistja infeksioniste në ISHP, Eugena Tomini.

Në Ministrinë e Shëndetësisë bëjnë apel që të bëhet vaksina kundër gripit sa është koha e përshtatshme me qëllim që ajo të ketë efekt në kohën kur pritet të qarkullojë virusi.

“Fundi i këtij muaji ose fillimi i janarit mund të ketë një frekuencë të shtuar të rasteve me grip. Edhe nga orientimet e OBSH-së dhe nga orientimet e Qendrës Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive rekomandohet vaksina e këtij viti, madje do të thosha që për fëmijët e moshave 6 muaj deri në 6 vjec rekomandohen dy doza, ndërkohë që për moshat e tjera rekomandohet një dozë”, thotë drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero.

Në këto dite te ftohta rekomandohet që të sëmuret kronike,përveçse të bëjnë vaksinen pasi gripi shkakton komplikacione te renda, bashke me te vegjëlit dhe te moshuarit te marrin masa te mos frekuentojne ambientet  e mbyllura ku ka shume njerez.

Top Channel