Berisha: Rama ia arriti qëllimit të tij

12/12/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha nuk duket se ka ndërmend t’i bëjë më thirrje
kryetarit të opozitës, Edi Rama, për votimin e tre ligjeve, që ishin
kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Kur vendet anetare bene te qarte, se do te rishikojne vendimin e tyre sapo Komisioni Europian te raportoje nje situate te re nga Shqiperia, Kryeministri Berisha shprehu bindjen e tij se zoti Rama nuk do te lejoje Partine Socialiste te votoje ligjet e kerkuara derisa te zhvillohen zgjedhjet.

“Edi Rama realizoi nje qellim ogurzi, qellimin e bllokimit te marrjes se statusit me besimin e verber se statusi do te foronte me shume poziten  e qeverise ne zgjedhjet e ardhshme. Une gjykoj se statusi forconte poziten e te gjithe shqiptareve ne procesin e integrimit, evidentonte kontributin e te gjitha paleve ne kete proces. Mund ta vonosh, e ke vonuar tre vjet, por ke bere llogari shume, shume, shume te gabuara. Sepse ne verberine e tij, ne ethen e tmerrshme per karrige ka tre vjet qe bllokon statusin. Ndaj dhe i siguroj shqiparet qe ai nuk i voton ligjet, sepse ne ligesine  e tij ndaj interesit te qytetareve shqiptare, ai nuk ka kufij”, u shpreh Berisha.

Duke iu referuar dokumentit te vendeve anetare, Kryeministri Berisha hodhi poshte si te pavertete qendrimin e zotit Rama se Bashkimi Europian e ka lidhur dhenien e statusit me fatin e zgjedhjeve te ardhshme. Zoti Berisha theksoi se zgjedhjet jane kusht per hapjen e negociatave per anetaresim, sic eshte percaktuar qe ne vitin 2010.

“Ne kete veprimtari te koordinuar bllokuese, ne menyre te perseritur u deklaroi mbeshtetsve te tij se statusi do te kushtezohet me zgjedhjet.  Kjo nuk ndodhi. Jo se zgjedhjet nuk jane te nje rendesie jetike, por se Komisioni Europian, institucioni qe ndjek nga afer dhe me hollesi cdo zhvillim, kur rekomandoi statusin, nuk pranoi kerkesen e zotit Rama per te futur zgjedhjet si kusht per statusin. Jo i thane. Zgjedhjet do te jene kusht per hapjen e negociatave”, theksoi Berisha.

Duke cilesuar qendrimin e zotit Rama si veprim bllokues te paprecedente ne Europe, qe nuk eshte ndermarre as nga forcat me ekstremiste ne Ballkan, kryeministri Berisha shprehu besimin se kete situate do ta zgjidhin shqiptaret me voten e tyre. 

“Natyrisht zoti Rama nuk voton, po i garantoj se ai mur qe u ka ngritur shqiptareve do te rrezohet ne zgjedhjet e ardhshme.  Asnje mur nuk mund te pengoje nje komb per kete proces qe eshte nje proces i natyrshem dhe i rreshton shqiptaret perkrah kombeve te qyteteruara. Brenda  6 muajve bllokimit i vjen fundi dhe do te marre pergjigjen e merituar nga qytetaret shqiptare”, u shpreh Berisha.

Top Channel