Forbes: Investimet kërcënohen nga borxhi

11/12/2012 00:00

Revista ekonomike amerikane, Forbes publikoi listën e përvitëshme të renditjes së vendeve për lehtësirat e ndërmarrjeve në territorin e tyre.

Shqipëria renditet e 74-a në listën me 141 vende të kryesuar nga Zelanda e Re, Danimarka, Hong-Kongu, Singapori, Kanadaja, Irlanda, Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Britania e Madhe. Guximi për sipërmarrje në Shqipëri, sipas Forbes, pavarësisht lehtësirave fiskale të adoptuara në kohë rekord, rrezikohet nga niveli gjithnjë e në rritje i borxhit publik.

Shqipëria renditet poshtë shumë prej vendeve të rajonit, duke lënë pas vetëm Serbinë në vendin e 90-të. Greqia, edhe pse në krizë ekonomike që ka rënduar taksat për bizneset dhe qytetarët grekë, renditet e 68. Pozicionimin më të mirë për rajonin e ka Maqedonia, që vendoset në vendin e 37-të sipas Forbes.

Top Channel