Në mars disa shërbime edhe te spitalet private

10/12/2012 00:00

Me ligjin e ri të Sigurimeve Shëndetësore që hyn në fuqi në muajn mars
të vitit 2013 pritet te futen ne skemen e sigurimeve edhe disa sherbime
ne spitalet jo publike te cilet duhet te jene te licensuar dhe të
plotësojnë disa kritere që do të përcaktohen nga Instituti i Sigurimeve
Shendetsore.

“Kontraktimi i spitaleve private për paketa shërbimi të caktuara apo pjesë të tyre do të bëhet pas procesit të akreditimit dhe nëse sjellin risi dhe ulje cmimesh në krahasim me publikun, por edhe cilësi më të mirë në rast të tjera, duke lejuar edhe bashkëpagesën, mënyra e aplikimit të së cilës është për t’u përcaktuar. Fakti që ne kemi një popullsi më të moshuar nuk është e vetmja arsye përse ne kemi një kosto në rritje, por edhe sepse shpesh ngatërrohet nga të gjithë se shërbimi më i shtrenjtë është një shërbim më i mirë, apo sepse për një shkak apo për një tjetër shërbimet kanë nisur të fragmentohen, duke i dhënë më shumë përparësi sasisë dhe jo cilësisë”, tha drejtoresha e ISKSH-së Elvana Hana.

Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo ka vleresuar te gjithe reformën qe po ndermerret ne sistemin shëndetësor.

“Kjo reformë është shumë më e gjerë dhe shpreh bindjen personale se do të arrijë një cilësi më të mirë, akses më të gjerë të shërbimeve shëndetësore, mbrojtje financiare për pacientin dhe mbulim të shpenzimeve për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë, si dhe shfrytëzim më të mirë jo vetëm të kapaciteteve diagnostikuese dhe trajtuese, por edhe të atyre njerëzore përmes përmirësimit të infrastrukturës të shërbimit shëndetësor”, tha Tavo.

Me ligjin e ri te Sigurimeve Shendetsore,ISKSH-së do te quhet Fondi i Sigurimit te detyrueshem per kujdesin shendetësor,i cili do te financoje disa paketa sherbimesh te mirepercaktuara dhe transparente çka perben nje element te rendesihem kunder korrupsionit .

Top Channel