Shkodër, s’ka dëmshpërblim për përmbytjet

08/12/2012 00:00

Drejtuesit e Komunës Berdicë të zonës së Nënshkodrës japin alarmin se në mungesë së dhënies së dëmshpërblimit të përmbytjes së vitit 2010 dhe së fundi mos dhënia e ndihmës ekonomike ka krijuar një situatë të vështirë për banorët në këtë fund viti.

Në një komunikim me mediat, kryetari i komunës Berdicë, Besnik Xhemali i bëri apel qeverisë që të japë dëmshpërblimin e përmbytjeve dhe fondet për ndihmën ekonomike pasi komuniteti është në një situatë të mjerushme dhe në rast se banorët do përshkallëzojnë veprimet, komuna do jetë në krye të tyre.

Gjatë vitit 2010 Shkodra përjetoi pesë përmbytje. E para ishte në 2 janar, e dyta në 21 shkurt, e treta në 17 prill, e katërta në 5 tetor dhe në 30 nëntor përmbytja e pestë, që ishte edhe më e madhja e 150 viteve të fundit.

Top Channel