Personat me aftësi të kufizuar, vonohen pagesat

02/12/2012 00:00

Personat me aftësi të kufizuara shprehen të shqetësuar lidhur me vonesat në marrjen e pagesës së aftësisë së kufizuar. Shkak për këtë është mosalokimi i fondeve nga ana e qeverisë, çka bën që në dy muajt e fundit të vitit pagesa e aftësisë së kufizuar prej 10 mijë lekësh në muaj të mos realizohet.

Sinan Tafaj, kryetar i Këshilli Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara, shprehet: “2 muajt e fundit nuk janë realizuar pagesat, pastaj buxheti i vitit pasardhës shlyen këto dy muaj dhe nga viti në vit mbetet borxhi i mbartur. Pasoja është që njerëzit nuk marrin paratë në dhjetor dhe paratë e dhjetorit i marrin në janar, një muaj me vonesë.”

Tafaj thotë se ky është një problem i përvitshëm që ende nuk po gjen një zgjidhje.

Të hënën është dita e personave me aftësi të kufizuar, ku në Tiranë do të ketë një sërë aktivitetetsh për të sensibilizuar institucionet me vëmendjen që duhet t’i kushtojnë kësaj shtrese.

Top Channel