Sarandë, kapen me 180 kg marijuanë, dy në pranga

29/11/2012 00:00

Policia e Sarandës ka sekuestruar një sasi prej 180 kg marijuanë, vetëm
500 metra larg kufirit grek dhe ka vënë në pranga 2 korrierët e saj.
Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë
arrestuar: Ajaz Lila, 35 vjeç dhe Haxhi Cumani 56 vjeç, ndërsa është
shpallur në kërkim shtetasi V. XH.

I njëjti burim ka saktësuar se droga ishte marrë në fshatin Lazarat dhe ishte transportuar dhe fshehur në fshatin Konispol, në afërsi të kufirit me Greqinë. Droga ishte vendosur në katër çanta sportive. Ndërkaq 35-vjeçarit Lile, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri gjahu teke, të cilën e posedonte pa leje.

“Dyshohet se ky shtetas ka qenë një prej personave më të rëndësishëm në organizimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të marijuanës nëpërmjet kufirit jugor nga Shqipëria në Greqi”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Hetimet për rastin kanë nisur rreth 2 muaj më parë, pas marrjes së informacioneve të marra në rrugë operative.

Top Channel