Tiranë, e zë korrenti, vdes 15-vjeçari

27/11/2012 00:00

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën një 15-vjeçar nga Tirana.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e të martës në një kabine
elektrike pranë zonës së maternitetit të ri “Kiço Glozheni”.

Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se Fatjon T., 15 vjeç, ka qenë duke luajtur kur është goditur nga rryma elektrike dhe pavarësisht ndihmës së dhënë ka ndërruar jetë.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Top Channel