Policia e Shtetit vendosi të pezullojë nga detyra punonjësin e policisë,
i cili një ditë më parë u filmua duke ushtruar dhunë ndaj një të
mituri, gjatë shoqërimit të këtij të fundit në rajon.

Nga Drejtoria e Standardeve Profesionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka filluar ecuria disiplinore për shkeljet e kryera gjatë ushtrimit të detyrës.
 
“Policia e Shtetit garanton opinionin publik se, si një shërbim në ndihmë të komunitetit, është maksimalisht e angazhuar për garantimin e rendit publik në respekt të plotë të ligjit dhe të lirive e të drejtave të qytetarëve dhe nuk do të tolerohet asnjë shkelje apo abuzim nga ana e punonjësve të policisë gjatë ushtrimit të detyrës, por ndaj tyre do të merren masat e parashikuara në ligj”, thuhet në njoftimin e Policisë.
 
Një i mitur, i cili tentoi të marrë një flamur nga rruga për ta vendosur në ballkonin e shtëpise se tij është dhunuar dhe prangosur nga policët e shtetit në mënyrë të paprecedentë.Pamjet të cilat mund të gjenden në YouTube tregojnë qartë, mënyrën e trajtimit te ketij adoleshenti.

Perfaqesuesit e shoqerise civile bashke per kujdesin teresor te femijeve pervec kesaj video, e cila permban te gjitha faktet po hartojne nje leter e cila do te drejtohet Ministrise se Bendshme, Avokatit të Popullit, Drejtorise së Policise dhe te gjitha institucioneve perkateve, ku do te kerkojne zbatimin e ligjit dhe marrjen e masave urgjente per keta punonjes se policise qe dhunojne dhe prangosin një të mitur.

Top Channel