Të pandehhurit e çështjes “Gërdeci” kanë paraqitur sërish për të disatën
herë dilemat dhe pikeëpyetjet se  përse ndodhi shpërthimi tragjik i 15
marsit 2008 që u mori jetën 26 personave e plagosi rreth 300 të tjerë. 

Në këtë mënyre ka nisur mbrojtja ne Gjykaten e Apelit e te akuzuarve per tragjedine, te cilet i thane gjykates se prokuroria nuk ka hetuar siç duhet shkakun e renies te zjarrit, qe sipas tyre nuk besohet te jete karroca e salduar ne shtepine e njeres prej viktimave Qemal Deliut. Madje sipas te pandehurve kerkesa per eksperiment hetimor e refuzuar nga Gjykata e Shkalles se Pare shfaqi qartesisht se edhe gjykata kishte mungese vullneti per te zbardhur realisht ngjarjen dhe shkakun e shperthimit.

Avokati mbrojtes i ish drejtorit te Fabrikes se Gerdecit Dritan Minxolli,Eno Bushi akuzoi prokurorine se hetimi i zhvilluar nga prokuroria ne kete drejtim ka qene i manget e teresisht tendencioz duke u pranuar apriori vetem versionin e karroces se salduar si shkaku i shperthimit ne territorin ushtarak te fabrikes se demontimit.

Ne fakt kete pretendim mbajti edhe avokati mbrojtes i ish-drejtorit te MEICO-s Ylli Pinari, i cili i argumentoi treshes gjykuese te kryesuar nga Alaudin Malaj se deshmitaret kane thene qe karroca doli nga ambientet 30 minuta pasi u saldua, nderkohe qe prokuroria nuk e shpjegoi me prova shkencore se per sa kohe e ruan temperaturen maksimale nje objekt i tille ne piken e saldimit dhe a mund te merrte flake baruti nga ky saldim.
Duke vijuar me akuza kunder prokurorise te pandehurit deklaruan se prokuroria nuk kreu nje eksperiment hetimor konkret per te provuar versionin e saj ne gjykim. Duke nenvizuar kete version avokatet e te pandehurve ju referuan madje tre deshmive ne shkallen e pare te shtetasve Kadri Meci, Elvira Bisha dhe Fejzo Shehu te cilet sipas avokateve kane pohuar se kane degjuar nje krisme apo shperthim dhe mandej kane pare zjarrin.Në seancën disaorëshe u mbrojten Mihal Delijorgji, Ylli Pinari,Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeci, nderkohe qe procesi do te vijoje serisht me daten 10 dhjetor me te pandehurit e tjere.

Top Channel