Vrasja në Shkodër, objektivi nuk ishte viktima

22/11/2012 00:00

Policia e qytetit të Shkodrës ka arrestuar një të dyshuar për ngjarjen
që tronditi dy ditë më parë këtë qytet, kur nga një breshëri automatiku
pranë godinave të studentëve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” mbeti i
vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Sipas bluve të qytetit verior, është arrestuar 16-vjeçari Alfred Vuka si i dyshuari kryesor për vrasjen e 24-vjeçarit Aleksandër Qarri dhe plagosjen e Lekë Markut dhe Agustin Begeja.

Policia bën gjithashtu të ditur se nga hetimet e deritanishme rezulton se 24-vjeçari Qarri nuk ishte objektivi i atentatit, por plumbat ishin nisur për 37-vjeçarin Marku, i cili ka pasur konflikte gjakmarrjeje në të shkuarën, çka mendohet të jetë edhe shkaku i vrasjes së ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Shkodrës.

Top Channel