“Maldivet e Europës”/ Nga ujëvara e famshme te një nga kanionet më të thella në kontinent, Daily Mail eksploron 13 “mrekullitë” e vendit tonë
Partia Socialiste, në ditet e fundit po akuzon autoritetet shtetërore për përpjekje të manipulimit të situatës demografike në disa qarqe të vendit, çka mund të sjelle ripërcaktimin e numrit të mandateve që dalin nga këto zona zgjedhore.
Opozita thotë se në Kukës, mazhoranca do të shtojë një mandat pasi e shikon si bastion të saj dhe nga Gjirokastra, po mundohet të ulë numrin e votuesve, duke zbritur në një mandat më pak deputeti në këtë zonë. Për të folur në lidhje me këtë çështje, në edicionin qëndror të lajmeve ishte i pranishëm në studio Bledi Çuçi, nënsekretar për çështjet ligjore në Partinë Socialiste.
Ilir Paço, Top-Channel – PS ka denoncuar së fundmi disa ndryshime në statistikat e Ministrisë së Brendshme që kanë të bëjnë me rritjen e numrit të votuesve në qarkun e Kukësit dhe uljen në atë të Gjirokastrës dhe Dibrës. Përse duhet të besojmë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në realitet?
Bledar Çuçi, nënsekretar për çështjet ligjore në PS – Në fakt, çështja e numrit të popullsisë në këtë moment është e ndjeshme pasi lidhet me shpërndarjen e mandateve në çdo qark për zgjedhjet e 2013-s. PS ka qenë e vëmendshme në këtë cështje dhe që në maj e qershor ka kërkuar raport të popullsisë në të gjithë qarqet e vendit dhe këtë e ka bërë periodikisht edhe në shtator-tetor. Megjithatë, informacioni i fundit është marrë vetëm për muajt maj dhe qeshor, duke kaluar tani në nëntor, pasi në tre muaj është refuzuar të na jepet ky raport.
Nëntori është muaji ku popullsia e Shqipërisë do të analizohet nga KQZ, për të ndarë dhe alokuar mandatet në bazë të qarqeve. Duke barë diferencën nga popullsia e qershorit, vihet re qartë që kemi një rritje të qarkut të Kukësit në popullsi. Shihet qartë, nga të dhënat, që në këtë qark kemi rritjen e dytë më të madhe në Shqipëri dhe qarku i Kukësit vjen vetëm pas Tiranës, pas Durrësit, Vlorës, Elbasanit, etj. Pra është logjikë normale të mendosh se ka një parregullsi, pasi njerëzit nuk kanë tendencë të shkojnë në vendet malore, por në vendet fushore dhe më të zhvilluara.
Të shohim çka ndodhur në qark. Analizuam komunë për komunë të gjithë lëvizjet dhe pamë, e duket shumë qartë, që në komunat Topojan, Fierzë, Shishtavec dhe Tropojë ka një rritje të ekzagjeruar të popullisë në këto komuna dhe po të analizohet kjo rritje, në Topojan, nga 2 773 banorë, janë shtuar 166 banorë, pra gjashtë herë më shumë mbi mesataren e këtij qarku.
Ilir Paço – A mund të shpjegoni përse kjo rritje e popullsisë në Kukës nuk ka ndodhur me të vërtetë, pavarësisht këtyre argumentave logjikë?
Bledar Çuçi – Fakti duket se kemi një inxhinjeri të lëvizjes së njerëzve, për të rritur Kukësin në mënyrë artificiale, që të të influencojë në ndarjen e mandatit. Në bazë të llogarive në maj dhe qershor, Kukësit i jepeshin tre deputetë, ndërsa sipas popullsisë në nëntor i jepen katër dhe kjo ka ardhur nga shtesa prej 300 personash në qark. Duket qartë ku janë bërë këto ndërhyrje dhe Partia Socialiste ka kërkuar në KQZ pikërisht një transparencë si është bërë dhe kush janë këta njerëz.
Ilir Paço – A e keni marrë përgjigje nga Ministria e Brendshme?
Bledar Çuçi – Jo, nuk kemi marrë. Është duke u përsëritur përsëri skenari i muajve të shkuar, në të cilat për tre muaj rresht nuk u dha asgjë raport për lëvizjet e popullsisë.
Ilir Paço – Cilat do të ishin pasojat nëse nuk merren pasarysh kërkesat tuaja?
Bledar Çuçi – Duam transparencë, kjo është kryesorja. Çështja e shpërndarjes së mandatit është sensitive në të gjithë botën, madje në shumë vende këto bëhen nga komitete të përbashkëta politike dhe jo administratorët e zgjedhjeve. Duke qenë se Partia Socialiste është përjashtuar nga informacioni në këto tre muaj, kemi një përdorim të qartë të shtetit në funksion të mazhorancës për qëllime zgjedhore, në kundërshtim me kriteret e Kopenhahenit dhe prandaj do e ndjekim këtë çështje deri në fund.
Top Channel