Shkodër, atentat ndaj 28-vjeçarit, bie në kanal me makinë

21/11/2012 00:00

Një 28-vjeçar i ka shpëtuar mrekullisht një atentati ndaj tij ditën e sotme në fshatin Guci të Shkodrës.

Sipas policisë së Shkodrës shtetasi, Prel Vala, banues në fshatin Boriç të Malësisë së Madhe ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur persona ende të paidentifikuar janë afruar me një tjetër mjet dhe kanë hapur zjarr ndaj të riut.

Fatmirësisht, 28-vjeçari nuk është prekur nga plumbat, por ka pësuar dëmtime të lehta, pasi për shkak të humbjes së kontrollit automjeti i tij ka përfunduar në një kanal. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Top Channel