Pasi ka kryer më shumë se 20 shoqërime të punonjësve të CEZ në rrethe të
ndryshme të vendit, policia ka lënë të lirë pjesën dërrmuese të tyre.

Ndërkohe që kanë mbetur në paraburgim pas udhërndalimit pese elektriçiste ne qytetin e Durresit. Ata pritet te dalin per mase sigurie ne gjykaten e ketij qyteti ditet ne vijim per akuzat e shperdorimit te detyres ne bashkepunim,  zbatim te urdherave te paligjshem, vetëgjyqesi dhe shkaterrim prone.

Sipas policisë së Durrësit të pesë të ndaluarit do të përgjigjen para gjykatës edhe për akuzën e shkatërrimit të pronës pasi gjatë nderprerjes së energjisë elektrike kanë shkaktuar djegien e 20 pompave të ujësjëllësit në kete qark. Nderkohe Policia e Vlorës ka lene te lire gjashte te shoqeruarit e saj per te cilet jane referuar materialet ne prokurorine perkatese.

Edhe ne Lezhe jane lene te lire dy te shoqeruar, po ashtu edhe ne Elbasan dhe Fier dhe sipas Prokurorise te gjithe keta punonjes do te procedohen ne gjendje te lire, per akuzat e shperdorimit te detyres dhe vetëgjyqësisë.

Top Channel