Punimet për Tiranë-Elbasan, një i plagosur

17/11/2012 00:00

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tunelin e Qafë Krrabës, ku
24-vjeçari Marsel Bahja ka mbetur i plagosur teksa punonte në ambientet e
brendshme të tunelit.

Burime te policise bejne me dije se 24-vjeçari topograf ka rene nga nje lartesi rreth 3 metra per pasoje ka marre demtime te renda, por qe nuk rrezikojne jeten e tij.

I riu eshte derguar menjehere ne Spitalin kirugjik te Elbasanit, ku po merr ndihmen mjekesore. Ky eshte aksidenti i radhes ne kete tunel, ku vetem 3 dite me pare humbi jeten 47-vjeçari Aleks Kondi, i zene poshte nga nje prej paneleve qe perdorte per ndertim.  

Ne Tunelin e Krrabes po punohet me ritme te pershpejtuara, pasi kjo rruge duhet te jete gati brenda nje periudhe te shkurter, ajo pritet te inaugurohet pikerisht ne muajin qershor perpara zgjedhjeve te pergjithshme. Aktualisht ne tunel punohet me tre turne, diten dhe naten.

Top Channel