Ministria e Shëndetësisë do të kalojë në sitë recetat e mjekëve, të
cilet japin antibiotikë pa kriter, por edhe të gjitha farmacitë që japin
antibiotik pa recetë.

Sipas studimeve te kryera, rreth 50 për qind e antibiotikëve që përshkruhen nëpër receta jepen në mënyre të gabuar pa qene e nevojshme, ndërkohë që një pjesë e mirë buxhetit shkon për antibiotiket duke lene sëmundjet e tjera pa trajtuar.

Drejtori i Politikave ne Ministrine e Shendetësisë Pëllumb Pipero shprehet se nga hena do te ngrihet nje task force per te frenuar përdorimin e antibiotikeve te panevojshem.

“Shumë farmacistë apo farmaci japin antibiotikë pa recetë. Po ashtu ka edhe shumë mjekë që në mënyrë të papërgjegjshme përshkruajnë antibiotikë me një copë letër xhepi dhe jo me recetë. Të gjitha rastet që do të konstatohen do të jenë në fokus të task forcës për të mundësuar që të mos abuzohet me antibiotikët. Më shumë se 45 për qind e fondit të medakimenteve në sistemin tonë shëndetësor e hanë antibiotikët në mënyrë abuzive dhe ne lëmë pa trajtuar sëmundje të tjera shumë të rëndësishme për qytetarët”, thotë Pipero.

Antibiotiket jepen ne menyre abuzive nga mjeket e familjeve kryesisht, por shpesh edhe ne sherbimin spitalor.  
Task forca, e cila do te nise punen te henen do te marre masa administrative deri ne heqjen e licenses per farmacite.Per te nisur nje fushate kunder perdorimit te antibiotikeve Minsitria e Shendetesise dhe Instituti i Shendetit Publik kane organizuar nje aktivitet ne ambient te hapur per te sensbilizuar qytetaret per t’i thene ndal perdorimit te antibiotikeve. Ne menyre sinjifikative jane leshuar ne ajer disa tollumbace.

Top Channel