Tiranë, aksident tek ish-kombinati, një viktimë

16/11/2012 00:00

Një person humbi jetën, i përplasur nga një automjet pasditen e së premtes, në afërsi të ish-kombinatit “Misto Mame” ne kryeqytet.

Policia e Tiranës informoi se viktima ishte duke kaluar rrugën, kur u godit nga një mjet, në rrethana ende të paqarta.

Efektivët e policisë janë duke zhvilluar hetimet paraprake në vendngjarje, por nuk kanë informuar ende për identitetin e viktimës apo të drejtuesit të mjetit.

Top Channel