Skandali i pikturave, mbeten në burg 2 te akuzuarit

16/11/2012 00:00

Mbyllet hetimi për pikturat e zhdukura nga Fondi i Galerisë së Arteve
Figurative “Guri Madhi” në Korcë, Prokuroria akuzon dy persona për
veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Sipas prokurorise se rrethit Vladimir Topi dhe Sotiraq Xega jane dy personat pergjegjes per zhdukjen e ketyre pikturave per te cilat pavaresisht hetimeve nuk ka asnje detaj se ku mund te jene.

Pas disa muaj hetimesh burime te rezervuara bejne me dije se pritet qe se shpejti dosja t’i çohet gjykates dhe deri ne ditet e para te dhjetorit te nise shqyrtimi i çeshtjes. Duket se organi i akuzes ka  hetuar pa mundur te gjeje destinacionin e asnje prej ketyre veprave te artit te cilat sipas te dhenave jane te vlerave te medha monetare.

Pas skandalit të vjedhjes së pikturave në Galerinë e Arteve ”Guri Madhi” në Korçë gjykata e këtij qyteti ka dhënë masat e sigurisë për 2 prej të akuzuarve kryesorë. Trupi gjykues ka vendosur të lërë në arrest shtëpie drejtorin e qendrës kulturore, “Vangjush Mio”, Vladimir Topin si edhe ish përgjegjësin e galerisë shtetasin Sotiraq Xega, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Top Channel