Pranga kreut të anti-korrupsionit

13/11/2012 00:00

Është arrestuar nën akuzën për korrupsion shefi sektorit të anti-korrupsionit në Drejtorinë e policisë së qarkut të Gjirokastrës.

Miklovan Kararaj është kapur duke i marrë një biznesmeni shumën prej 10 mijë eurosh si ryshfet, bëjnë të ditur burime policore lokale.

Ai akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, saktësojnë burimet.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm po heton edhe oficerë të tjerë të policisë gjyqësore, të seksionit të luftës kundër krimit ekonomik në këtë Drejtori.

Top Channel