Depozitat natyrore për TAP

13/11/2012 00:00

Depozitat natyrore të gazit në Shqipëri do të vihen në dispozicion të
gazsjellesit TAP. Deklarata u bë nga Kryeministri Sali Berisha ne
Konferencen për Zhvillimin e Tregut të Gazit në Shqipëri.

“Ajo është e vendosur të verë në dispozicion depot e saj natyrore të gazit dhe të parashikojë bashkëpunim në  të gjitha rrethanat e zbulimit të depozitave të rëndësishme të gazit në Shqipëri”, tha Berisha.

Qeveria shqiptare po negocion me aksioneret e konsorciumit ‘Shah Denize’, pronar i gazesjellësit TAP, për të lidhur marrëveshje bashkëpunimi për furnizimin me gaz të vendit. Kryeministri Berisha garantoi se do te përmbushet çdo detyrim që rrjedh nga marrëveshjet multilaterale me vendet fqinje dhe konsorciumin e TAP.

“Dua t’i garantoj partnerët se do të bëjmë gjithcka për të përmbushur çdo detyrim që rrjedh nga marrëveshjet multilaterale me vendet fqinjë dhe konsorciumin e TAP, sikundër është e vendosur të bashkëpunoj për zgjerimin e hapësirave dhe të tregut për këtë projekt në veri të Ballkanit dhe më gjerë”, tha Berisha.

Vendimi për ndërtimin e gazjellësit TAP pritet të merret në fillim të vitit të ardhshëm. Ai konkurron për transportimin e gazit nga Azerbaxhiani per ne Evrope me projektin tjeter Nabuko. Ne rast realizimi ai sjell perfitime financiare per Shqiperine dhe siguron ngritjen e nje tregu gazi te mirëfilltë ne vendin tone.

Top Channel