Shqipëri-Kosovë, bashkëpunimi në drejtësi

06/11/2012 19:30

Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka nënshkruar tre marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësise me ministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi.

Marrëveshjet bëjnë fjalë për ndihmën e ndërsjelltë juridike të çështjeve penale, marrëveshja për ekstradimin dhe marrëveshja për transferimin e personave të dënuar.

Këto marrëveshje janë hartuar nga ekspertë të ministrise së Drejtësisë të të dyjave vendeve që mbulojnë marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja.

Gjatë konferencës për mediat, ministri i Drejtësisë konfirmoi se ka një listë prej 31 personash të dënuar që përfitojnë transferimin në burgjet e shtetit të tyre.

Ndërkohë që për kërkesat për ekstradim, numri i tyre varet nga kërkesat qe bën secili nga shtetet për llogari të hetimeve të hapura për çështje të ndryshme.

Top Channel