PS: CEZ ka grabitur shqiptarët

06/11/2012 00:00

Konsumatoret shqiptarë, jo vetëm paguajne sot 200 për qind më shtrenjtë
energjinë elektrike, krahasuar me vitin 2005, por në mënyrë abuzive janë
mbifatuar.

Partia Socialiste qe po vijon denoncimin, e asaj qe cileson si skandalin e privatizimit te OSSH tek CEZ, i ka shtuar shkeljeve te renda ligjore edhe abuzimin me energjine e konsumuar dhe asaj te fatuar.

Konsumatoret shqiptare,- tha Arben Ahmetaj – kane paguar per kete mbifaturim 60 milionë dollare me shume nga sa kane konsumuar.

“Mbifaturimi është 18 për qind, në rastin më minimal 60 milionë dollarë, të cilat ju merren qytetarëve shqiptarë në mënyrë abuzive me mbifaturimin në faturat energjisë elektrike”, tha Ahmetaj.

Deputeti socialist tha se kane qene te shumte qytetaret, qe kane denoncuar prane PS mbifaturimin. Por sipas tij Qeveria dhe ERE nuk kane bere asgje ne mbrojtje te konsumatorit. Ashtu sikunder Enti Rregullator nuk ka monitoruar as vendimin e tij, nxjerre ne vitin 2010 ku detyronte CEZ t’i jepte fund faturimin aforfe.

Por ende konsumatoret shqiptare paguajne aforfe, – tha Ahmetaj per te cilin kjo perben nje tjeter shkelje te rende te qeverise ne dem te konsumatoreve. Deputeti socialist tha se, as zerat e diteve te fundit per rikthim te OSSH tek qeveria duke ia hequr CEZ, nuk e shfajesojne Qeverine per ate qe cilesoi si skandalin e madh te privatizimit te sektorit energjitik.

Socialisti Arben Ahmetaj i meshoi serish grafikut per kapitalin e Operatorit te Sistemit te Shperndarjes, ku nga nje kompani me nje kapital ne shifrat 187.5 milion dollare para shitjes sot rezulton me kapital negativ, e thene ndryshe nje pasuri e shqiptareve e shkrire sipas tij  per shkak te papergjegjshmerise se Qeverise.

Top Channel