“Maldivet e Europës”/ Nga ujëvara e famshme te një nga kanionet më të thella në kontinent, Daily Mail eksploron 13 “mrekullitë” e vendit tonë Kryeministri Sali Berisha ka cilësuar mbështetjen ndaj biznesit, si rrugën më të mirë të përballimit të krizës ekonomike.
Gjatë inaugurimit të përfundimit të punimeve të Hidrocentralit të Lapajt, në rajonin e Kukësit, kreu i qeverisë shqiptare tha se kriza europiane do të jetë afatgjatë, por qeveria shqiptare është e vendosur në inkurajimin dhe mbështetjen e investimeve, duke lehtësuar barrën fiskale për veprat hidroenergjitike.
“Qeveria parashikoi këtu një prag prej 500 mijë eurosh. Ky prag do zbritet në nivele shumë më të ulta, në mënyrë që investitorët e çdo fushe, për makineritë që sjellin, të mos paguajnë asgjë, përveç transportit të tyre. Së dyti, për veprat hidroenergjetike, në mënyrë specifike, kemi vendosur heqjen e TVSH-së për të gjithë çimenton dhe hekurin, që përdoret në ndërtimin e tyre”, tha Berisha.
Kreu i qeverisë tha se rezultuan të pavërtetuar në skepticizmin e tyre, të gjithë ata që nuk besuan në projektin “Shqipëria një superfuqi energjitike”, pasi njëra pas tjetrës po ndërtohen vepra për shfrytëzimin e ujërave që derdheshin në det, të pashfrytëzuara më parë.
Kreu i qeverisë tha se të gjitha këto vepra po bëhen realitet në këtë 100-vjetor të pavarësisë, teksa ka evokuar betejat me pushtuesit e banorëve të kësaj zone, kur e cilësoi si Vatërlonë shqiptare.
“Mënyra më e mirë, për të nderuar veprën dhe sakrificën e tyre, është të ndërtojmë Shqipërinë e zhvilluar. Sot, nderimi më i madh, që ne u bëjmë atyre, është Shqipëria anëtare e NATO-s. Sot, nderimi më i madh që ne i bëjmë sakrificës së tyre është Shqipëria e sigurt në rrugën e saj të integrimit europian. Shpreh nderimin tim më të madh para atyre burrave e grave të kësaj zone, të cilët 100 vjet më parë shndërruan në Vaterlo tokat e tyre, ndaj një fuqie që erdhi t’i shfaroste ata”, përfundoi Berisha.
Hidrocentrali i Lapajt ka një kapacitet të instaluar prej 13,62 MË, me një prodhim mesatar vjetor të energjisë, të vlerësuar prej 49.865 MËh. Investimi i përgjithshëm është rreth 15 milionë euro.
Top Channel