Radhë kilometrike në Kakavijë, qytetarët që kthehen në Shqipëri bllokohen në temperatura të larta, pala greke punon me ritme të ngadalta Në Sarandë palmat po kërcënohen seriozisht nga një insekt që njihet si “bubureci i kuq”. Insekti me gjatësi deri në 5 cm është në gjendje të shumfishohet me progresion gjeometrik dhe brenda një viti riprodhon 27 milionë insekte.
Vetë insekti si dhe larvat që zhvillon brenda një cikli 4 mujor ushqehen me indet e njoma të palmës duke eleminuar si fillim kurorën e saj. 7 palma që kanë marrë formë ombrellore në Sarandë ishin sinjali i parë i sulmit të buburecit të kuq.
Specialistët e gjëlbërimit e konstatuan këtë në parkun e qytetit ndërsa shtabi i emergjencës i ngritur nga bashkia vendosi celjen e një fondi të posaçëm për të përballuar situatën.
Dëmtimi po shtrihet edhe në rrjeshtin e parë të palmave të mbjella që prej vitit 1927 ndërsa kërcënimi duket se është edhe më i madh po të mendohet se 70% e palmave të paktën në Sarandë, Vlorë dhe Durrës i përket këtij lloji.
Top Channel