Rama, fermerëve: Do të ulim kostot e prodhimit

31/10/2012 00:00

Situata është tejet e vështirë jo vetëm për ata që merren me bujqësine, por edhe ata qe merren me agrobiznes.

Ne takim me kreun e opozites Edi Rama, pronari i një fabrike, qe merret me perpunimin e agrikultures, kryesisht speca, por edhe perime te tjera, flet per veshtiresite dhe kostot e larta te prodhimit per shkak se lenden e pare e merr nga jashte.

Situata zinxhir e veshtiresise edhe te ketij sektori nis nga fshati dhe tokat e lena djerr prej vitesh siç tregojne edhe bujqit ne zonen e Arbanes, Vishnjes dhe Vaqarrit ne Tirane, ku vijuan me tej takimet e kreut te opozites, i shoqeruar edhe nga deputeti i zones Artan Gaci.

Kryetari i opozites pas nje seri takimesh ne zona bujqesore ne te gjithe vendin tha se drama e bujqesise eshte e njejte kudo. Çmimi i naftes, farerave dhe pleherave kimike ne stratosferë, shtuar kesaj edhe mungeses se sistemit te ujitjes dhe kullimit ne vend, megjithese jemi vendi i dyte ne Europe per pasurine ujore.

“Nuk bejmë premtime te bujshme, por marrim nje angazhim te qarte, do sistemojme ujitjen e kullimin, do ulim naften ne nivele te pranueshme, do ulim kostot e prodhimit”, tha Rama.

Bujqit thane se keto masa qe PS premton te zbatoje sapo te vije ne pushtet, jane mese te nevojshme pasi situata e tyre i kalon kufijte e mbijeteses.

Top Channel