Stuhia shkatërron urat e dëmton serat

29/10/2012 00:00

Rreshjet e shiut dhe stuhia ka shkaktuar deme te konsiderueshme ne rruge dhe ura ne zonat e Matit dhe te Bulqizes.

Demtime te medha reshjet kane sjelle kryesisht ne fshatrat e komunes Gurre, ku nje pjese e madhe e banoreve kane mbetur te izoluar prej shkaterrimit te urave dhe rrugeve. Banoret thone se nuk mund te levizin sepse nuk kane ure.

Reshjet kane shkaktuar probleme edhe ne rrjetin e tensioni te larte dhe te ulet ne kete zone, duke bere që energjia te shkeputet.

Lushnjë, prishen të mbjellat në prag të vjeljes

Moti i keq ka shkaktuar deme te konsiderueshme ne serat diellore te Lushnjes. Siperfaqe te tera te mbjella me domate dhe kultura te tjera jane rrafshuar veçanerisht ne fshatin Gore.

Shkak kane qene erërat e forta që kanë hedhur në tokë mbulesat e serave. Sipas fermerëve dëmi është i madh, sepse është shkatërruar prodhimi që ishte gati për të dalë në treg.

Drejtoria e Bujqësisë në Lushnjë ka ngritur një grup pune për të regjistruar dëmet e shkaktuara nga stuhia.

Top Channel